Ylli i “Black Panther”, aktori tashmë i ndjerë Chadwick Boseman, është përkujtuar nga vëllëzërit e tij, Kevin dhe Derrick.
Chadwick ndërroi jetë në moshën 43 vjeçare nga kanceri i zorrës së trashë në fillim të muajit gusht, të cilën e kishte mbajtur të fshehtë edhe nga familja e tij.
Në kujtim të vëllait, Kevin dhe Derrick së fundmi kanë folur për New York Times rreth vdekjes së tij.
“Unë jam përpjekur të kujtoj Chad dhe jo Chadwick”, theksoi Kevin, ‘dhe ka qenë shumë Chadwick në ajër”.
Duke iu referuar vëllait të tij të vogël, ai vuri në dukje: “Ju duhet të filloni ta ndani atë person me botën; unë gjithmonë përpiqesha ta trajtoja atë thjesht si vëllain tim”.
Sipas Derrick, më i madhi nga tre vëllëzërit, Boseman i tërhiqte njerëzit drejt një standardi të mrekullueshëm si i ri, duke sugjeruar që krijimtaria e tij nuk kishte asnjë kufizim.
“Chad ishte i talentuar, ai është ndoshta personi më i talentuar që kam takuar ndonjëherë”, deklaroi ai.
Me sa duket, babai tyre Leroy gjithmonë u thoshte që të bënin më të mirën kur ishin fëmijë, gjë të cilën ylli i “MCU” e merrte veçanërisht me zemër.
“Ai gjithmonë bënte më të mirën e tij”, tha Kevin. “E mira e tij ishte e mahnitshme”.
Ndërkohë, aktorja Sienna Miller gjithashtu është hapur në lidhje me bujarinë e tij ndërsa punonin së bashku në “21 Bridges together”. /Telegrafi/