Site icon Telegrafi

Vëllezërit dhe motrat më të vjetra janë më të mençura dhe më të suksesshme

Mirëpo, nga ana tjetër, vëllezërit dhe motrat më të vjetra janë më shumë cinikë dhe më pak u besojnë të tjerëve, andaj të rinjtë janë shumë më kryengritës.

Rivaliteti midis vëllezërve dhe motrave, është e kushtëzuar me radhën e lindjes, ndërkaq nëse jeni lindur i pari, i dyti apo i treti në familje mund të ndikojnë në personalitetin tuaj, por edhe në inteligjencën.

Fëmijët që lindin të parët, janë më të mençur, derisa vëllezërit dhe motrat më të rinj marrin nota më të mira, thuhet në hulumtim. Zbulimi bazohet në një debat dhe vëzhgim i cili ishte kryer për një periudhë më të gjatë kohore.

Por studimi po ashtu jep një kontradiktë rreth idesë së propozuar se, për shembull, fëmijët që lindin të parët janë më të hapur dhe më komunikues, transmeton Telegrafi.

Zbulimet qesin dritë në influencën e marrëdhënieve në mes të motrave dhe vëllezërve, e cila shumë shpesh ka më pak vëmendje në krahasim me atë nënë-fëmijë ose babë-fëmijë, thotë dr. Tiffany L. Frank, mjeke në universitetin Adelphi në Long Island, Nju-Jork, që njëherësh ishte edhe udhëheqëse e këtyre hulumtimeve.

Ata po ashtu sugjerojnë disa dallime të natyrshme që ekzistojnë në mesin e vëllezërve dhe motrave, dallime këto që do të mund të shtohen, pa marrë parasysh se çfarë bëjnë prindërit.

“Derisa prindërit dëshirojnë që secilin prej fëmijëve të tyre ta trajtojnë në mënyrë të barabartë, pothuajse një gjë e tillë është e pamundur”, kështu ishte shprehur dr. Frenk në përvjetorin e 118-të të Konventës së Shoqatës së Psikologëve Amerikanë.

Shumica e studimeve paraprake ishin bazuar në ndikimin e radhës së lindjeve të fëmijëve, nga familjet e ndryshme. Për shembull, disa studime kishin shikuar presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, laureatët e çmimit ‘Nobel’ për paqe apo astronautët e NASA-s, nëse ishin fëmijët e parë të lindur apo kishin lindur pas disa fëmijëve tjerë.

Presidentët amerikanë dhe laureatët e çmimit ‘Nobel’ për paqe ishte zbuluar se ishin fëmijët e parë të lindur në familje, e po ashtu ishin edhe 21 nga 23 astronautët e parë të NASA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version