Deri tani, me kombëtaren shqiptare është bashkuar 21-vjeçari Arlind Ajeti, i cili luajti si titullar kundër Francës para një muaji, por prej 15 korrikut nënshtetësi shqiptare kanë marrë prindërit e tij, si dhe vëllezërit Albian (18 vjeç), i cili aktivizohet si sulmues te Bazeli, dhe Adonis, mbrojtës 18-vjeçar i Baselit.
Përveç familjes Ajeti, tashmë shqiptar me dokumenta është edhe mbrojtësi 22-vjeçar Berat Xhimshiti, i cili prej vitesh aktivizohet te FC Zurich, ku është titullar i rëndësishëm prej tre sezonesh.
Me nënshtetësi shqiptare janë pajisur:
1. Afrim Osman Ajeti
2. Sylbije Mihedin (Mehdin) Ajeti (Haxhiu)
3. Albian Afrim Ajeti
4. Adonis Afrim Ajeti
5. Berat Ridvan Djimsiti