Telegrafi

Vëllezërit afganë mbytin motrën në Berlin, e fusin në valixhe dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë së njërit prej vëllezërve – nuk u pëlqente stili i jetës së saj

Vëllezërit nga Afganistani janë arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se kanë mbytur motrën e tyre pasi nuk u pëlqente mënyra e saj e jetës.

Siç raporton Bild, vëllezërit e moshës 22 dhe 25-vjeç, dyshohen se kanë mbytur motrën e tyre 34-vjeçe, pasi që nuk u ka “pëlqyer stili perëndimor i jetës së saj”, transmeton Telegrafi.

Nëna e dy fëmijëve ishte zhdukur më 13 korrik në Berlin. Kur nuk pati shenja se kjo nënë mund të ketë braktisë me vetëdëshirë fëmijë, policia filloi hetimet.

Me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, policia hasi në vëllezërit e saj në stacionin e trenave në Berlin – lëvizjet e të cilëve i përcillen me vëmendje.

Pas këtij veprimi, trupi i pajetë i gruas është gjetur i groposur në oborrin e një shtëpie në Bavari – ku jeton njëri prej vëllezërve të saj.

Në anën tjetër, policia konfirmoi se vëllezërit kishin mbytur gruan, kishin “paketuar” trupin e saj në një valixhe, duke e dërguar në oborrin e shtëpisë ku edhe e kishin varrosur.

Ata ishin ndjerë të “fyer” pasi që motra e tyre ka qenë e shkurorëzuar, dhe mënyra e jetës së saj nuk u përshtatej me “standardet e moralit të tyre”. /Telegrafi/