Telegrafi

Vëllezërit Abdeslam argëtoheshin nëpër klube të natës në Bruksel, para sulmeve të Parisit (Video)

Një video ka filluar të qarkullojë në internet, në të cilën shfaqen vëllezërit Adbdeslam duke pirë pije të ndryshme, cigare dhe duke flirtuar me vajza në një klub të natës.

Kjo video raportohet se është filmuar tetë muaj para se të merrnin pjesë në sulmet vdekjeprurëse terroriste në Paris, transmeton Telegrafi.

Brahim Abdeslam mund të shihet duke pirë cigare dhe duke vallëzuar me një bionde, derisa vëllai i tij Salah vallëzon përkrah tij në një klub të natës në Bruksel.

Muaj më vonë, Brahim hodhi veten në erë jashtë një kafeneje në Paris, derisa ai së bashku me një grup të terroristëve të ISIS masakruan 130 njerëz në kryeqytetin francez.

Videoja shfaq ekstremistët të cilët tetë muaj para masakrës së Parisit, shihen duke shijuar në maksimum stilin perëndimor të jetesës edhe pse ISIS vazhdimisht e kundërshton atë. /Telegrafi/