Site icon Telegrafi

Vëllaznimi gati për sezonin 2024/2025, synon kthimin në Superligën e Kosovës

Kur kanë mbetur më pak se një javë nga starti i xhiros së parë të Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, klubi me nam Vëllaznimi po vazhdon me përgatitjet intensive për edicionin 2024/2025 me synim të qarta.

Leotrim Krasniqi, trajner i Vëllaznimit, që e mori drejtimin e skuadrës nga Gjakova, pas dorëheqjes së trajnerit nga Shqipëria, Ardian Mema, në një intervistë për Telegrafin tha që pavarësisht grupit të vështirë, skuadra e Vëllaznimit është gati për të bërë më të mirën.

“Dihet që grupi këndej nga jemi ne është një grup me emra të mëdha të futbollit, besoj që Vëllaznimi është gati, sepse kemi punuar mjaft shumë dhe mjaft mirë, e po ashtu kemi luajtur ndeshje miqësore, dhe besoj që ekipi ka arritur deri tek ai niveli i lojës të cilin e kërkojmë dhe shpresojmë të kemi rezultate sa më pozitive”, deklaroi fillimisht Krasniqi.

Krasniqi po ashtu foli edhe për qëllimin kryesor të Vëllaznimit këtë sezon, e që është inkuadrimi në Superligë.

“Vëllaznimi qëllimin e ka të luftojë për Superligë. E dimë që është një garë shumë e fortë me ekipe shumë të forta, mirëpo qëllimi i Vëllaznimit është Superliga dhe gjithçka është e hapur”, nivizoi tutje Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të trajnerit të Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, Leotrim Krasniqi.

Exit mobile version