Telegrafi

Vëllaznimi përforcohet me dy reprezentuesë, afati kalimtar mbyllet më 19 janar

Federata e Hendbollittë Kosovës (FHK) ka bërë të ditur se afati kalimtar për hendbolliste e hendbollistë të klubeve të Kosovës zgjat deri më 19 janar 2017 dhe kjo për shkak të obligimeve të disa lojtarëve me përfaqësuese.

Pas përfundimit të mini afatit kalimtar të janarit, nuk lejohet më kalimi prej klubit në klub, përveç atyre që vinë nga shtetet tjera dhe ata me afat deri më 28 shkurt 2017.
Ndërkohë, KH Vëllaznimi ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook, se ka arritur marrëveshje me lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, Korab Syla dhe Vlerson Zherka.

Dyshja në fjalë do të mbrojnë ngjyrat e ekipit gjakovar deri në fund të stinorit, ka bërë të ditur ekipi. /Telegrafi/