Secili gol i shënuar nga ai, ishte më i bukur se tjetri. Ai shënoi çdo herë nga largësia. Sot, Buqaj shpreson se golat e tillë do të realizohen edhe në Superligë.
“Unë po e ndjej veten shumë mirë dhe sado që të më jepet mundësia të luajë do të jap maksimumin. Shpresoj se golat nga distanca nuk do të mungojnë as këtë herë. Do të mundohem t’ua bëjë hyzmetin”, thotë Buqaj për Arenën.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për tifozët e Vëllaznimit që këtë edicionin t’i përkrahin sa më shumë sepse pa ta, klubi është si një lule pa ujë.
Vëllaznimi ditë më parë ka nisur përgatitjet për edicionin e ri nën drejtimin e trajnerit të rikthyer, Genc Hoxha. /Telegrafi/