Site icon Telegrafi

Vëllaznimi ose Kerasan Prishtina, cila do të largohet nga elita

Vëllaznimi ose Kerasan Prishtina. Njëra nga këto skuadra do të bie nga elita e basketbollit kosovar këtë stinor.

Dhe ajo që është më interesante është se kjo do të kuptohet sonte, pasi që skuadrat deri më tash fitoret e vetme i kanë arritur ndaj njëra-tjetrës dhe në dy xhirot e mbetura, vështirë se do të mund të befasojnë dikë, shkruan Borozani.

Vëllaznimi aktualisht ka epërsi me2-1në ndeshje,të dy fitoret e
shënuara në pjesën vjeshtore të stinorit, ndërsa Kerasani ka mposhtur kuqezinjtë në pranverë, që është edhe fitorja e vetme e tyre këtë stinor.

Ndeshja luhet në “Shani Nushi” me fillim prej orës 19:00.

Siç dihet, vendi i fundit i Superligës bie direkt në Ligë të Parë, ndërsa i parafundit mund të kërkojë shpëtimin përmes ndeshjes së Play-Outit.

Exit mobile version