“Ne kemi filluar përgatitjet muaj më parë por kemi stërvitur në kushte shumë të vështira pasi palestra është në rinovim. Zakonisht kemi stërvitur në beton dhe në ambiente të hapura e shkolla pasi nuk kemi pasur mundësi tjera. Kjo ka mundur të ndikojë në rezultatet të cilat i kemi arritur pesë xhirot e para”, deklaroi Cula për Arena.
Tutje, trajneri i skuadrës gjakovare tha se shumë shpejt pritet të rikthehen rezultatet pozitive dhe synimi kryesor është të renditen sa më lart në tabelë. Megjithatë, fakt i keq për skuadrën gjakovare është pamundësia për të stërvitur që 10 ditë. “Besoj se shumë shpejt do të arrijmë t’i kthehemi rezultateve pozitive. Synimi ynë kryesor këtë sezon është që të përfundojmë sa më lart në renditjen tabelore. Përkundër se nuk kemi stërvitur që 10 ditë, shumë shpejt pres që të fillojmë stërvitjet”, përfundoi Cula. Vëllaznimi mbanë pozitën e nëntë me pesë pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/