Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova nuk ka të ndalur me përforcime, me të vetmin synim që pjesa pranverore t’i pret sa më të përgatitur për garat e Ligës së Parë të Kosovës.
Futbollisti i talentuar 19-vejçar, mesfushori Ardi Basha nga Prishtina kalon në Vëllaznim si huazim nga klubi bardhëekaltër.
Ndërkaq, Yll Myrtaj, mbrojtës e mesfushor i djathtë nga Besa e Pejës kthehet në Vëllaznim.
Vëllaznimi është riorganizuar dhe ka ofruar disa lojtarë cilësor, por edhe në infrastrukturë ka bërë rregullime. /Telegrafi/