Pas një serie të dobët të rezultateve, Vëllaznimi i është kthyer fitoreve në Superligë.
Kuqezinjtë e Gjakovës triumfuan para shikuesve të vetë kundër Besës së Pejës me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste shënimi.
Goli i vetëm në takim, që në fund doli të jetë i fitores, u shënua në minutën e 65-të nga Semir Zeneli.
Vëllaznimi ngjitet në pozitën e katërt me 11 pikë, kurse Besa bie në të nëntën me nëntë pikë.
Skuadra nga Gjakova në xhiron tjetër do të luajë ndaj Trepçës 89, kurse Besa kundër ndaj Drenicës. /Telegrafi/