Site icon Telegrafi

Vëllaznimi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palestra “13 Qershori” në Suharekë sonte ka qenë “skena” ku është zhvilluar ndeshja e dytë çerekfinale e Kupës së Kosovës, në mes të KB Ylli dhe KB Vëllaznimi, ndeshje e cila ka përfunduar me fitore të nikoqirëve me rezultatin 98 – 91, rezultat ky i cili ka qenë i pamjaftueshëm që skuadra nga Suhareka të kalojë në çerekfinale të Kupës së Kosovës,  pasi që skuadra e Vëllaznimit në përballjen e parë kishte realizuar një fitore me rezultat  100 – 82.

Në gjysmëfinale skuadra e Vëllaznimit do të takohet me skuadrën e Bashkimit, e cila e mposhti skuadrën Borës me një epërsi prej 23 pikëve, 97 – 74.

Basketbollisti më efikas tek skuadra e Yllit ishte Quade Green i cili shënoi 30 pikë, pati një kërcim, e dhuroi një asistim.

Ndërsa figura kyçe tek Vëllaznimi, ishte basketbollisti Arian Azemi e cili ndeshjen e përfundoi me double-double, duke shënuar 22 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll pritet të zhvillohen në shkurt të vitit 2025, ndërsa përveç Vëllaznimit, skuadrat e tjera gjymëfinaliste janë Prishtina, Trepça dhe Bashkimi. /Telegrafi/

Exit mobile version