Telegrafi

Vëllaznimi fiton sfidën e hendbollit në udhëtim në Deçan

(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshja interesante mes Deçanit dhe Vëllaznimit i ka dhënë fund xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje u luajt të dielën mbrëma në Deçan, ndërsa fitore shënoi skuadra mysafire nga Gjakova me rezultatin 34-31.

Ndeshja ishte interesante dhe me rivalitet, ndërsa më shumë prej saj kishte Vëllaznimi.

Tri ndeshjet tjera të xhiros së parë janë luajtur të shtunën. Në Mitrovicë e Kaçanik kishte më shumë rivalitet, ndërsa Rahoveci fitoi bindshëm ndaj Llapit.

Në Mitrovicë, Besa Famgas e mposhti Trepçën, ndërsa në Kaçanik, Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Vushtrrisë.