Site icon Telegrafi

Vëllaznimi fiton me përmbysje ndeshjen e hendbollit ndaj Deçanit

(Foto: kosovahandball.info)

Me një ndeshje dramatike është përmbyllur java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në Gjakovë, Vëllaznimi ka fituar ndaj Deçanit me rezultat 34-30.

Por gjakovarët kanë arritur të fitorja vetëm në pjesën e dytë. Pjesën e parë e ka fituar Deçani me rezultat 15-14.

Vëllaznimi tani është i pesti me katër pikë. Deçani mbetet i parafundit dhe në kërkim të pikëve të para në elitë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me epërsi të lehtë të Vëllaznimit. Por në fund deçanasit kaluan në epërsi dhe shkuan në pushim me një gol avantazh.

Edhe pjesa e dytë ishte e hapur. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi me disa gola, por deçanasit nuk u dorëzuan. Në fund rezultati ishte 34-30.

Çlirim Rama shënoi shtatë gola për Vëllaznimin kurse nga gjashtë i kishin Egzon Lluka, Ardi Halili e Florian Rexha. Drilon Tahirukaj realizoi 14 herë për Deçanin kurse pesë gola i shtoi Fatlind Mazrekaj.

Exit mobile version