Telegrafi

Vëllaznimi fiton në udhëtim ndaj Trepçës

(Foto: basktbolli.com)

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës në udhëtim 68-78 (11:21, 16:19, 23:16, 18:22), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar deri në minutën e gjashtë, kur mysafirët nga rezultati 11:12, hyn në një seri të suksesshme prej 0:9, duke përmbyllur 10 minutat e parë 11:21.

Perioda e dytë ishte më e barabartë, por në minutën e fundit mysafirët me katër pikë radhazi mbyllin pjesën e parë me shifrat 27-40.

Në periudhën e tretë u zhvillua lojë më interesante dhe me kthesa, por vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:16, derisa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:56. Mitrovicasit ngushtuan rezultatin në 55:58, por kuqezinjtë sërish shkëputen, duke mos e rrezikuar fitoren, madje kishin epërsi në 14 pikë, 62:76, për të triumfuar në fund 68-78.

Te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 11 pikë e 13 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Ty Nichols me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime dhe Robert Shestani me 18 pikë.

Trepça ka grumbulluar 35 pikë, derisa Vëllaznimi dy më pak, duke u renditur në vendin e fundit.