Vëllaznimi ka shënuar fitore me peshë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të, ekipi gjakovar e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Vëllaznimi fitoi me rezultatin 31-27, kurse te fitorja erdhi në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në epërsi ishte herë njëra e herë skuadra tjetër. Pas 30 minutash rezultati ishte 16-16.
Në pjesën e dytë mysafirët ishin në epërsi të lehtë kurse pas minutës së 50-të epërsia e tyre u rrit. Në fund rezultati ishte 31-27 për Vëllaznimin.
Egzon Llula udhëhoqi Vëllaznimin duke shënuar nëntë gola. Shtatë i kishte Florian Rexha kurse nga pesë i kishin Mali Luzha e Isuf Leka.
Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me 11 gola. Arlind Tanushi i kishte pesë gola kurse Adonit Isufi katër.
Vëllaznimi është i gjashti me 21 pikë, ndërsa Rahoveci i katërti me 28.