Në përgatitjen e parë ishin të pranishëm thuajse të gjithë lojtarët që rikthyen Vëllaznimin në elitë.
“Kemi filluar sot dhe gjithçka ishte mirë. Të gjithë lojtarët që i ka pasur Vëllaznimi thuajse ishin në stërvitje. Sa i përket përforcimeve, mungoi Roland Duraku i cili ia fillon të hënën, derisa Arian Jasiqi që është rikthyer nga Turqia, dhe Lekë Vula nga Liria kanë nisur stërvitjet”, deklaroi Hoxha për Arenën.
Vëllaznimi pritet të arrijë marrëveshje edhe me Dardan Rogovën, sulmuesin gjakovar që së fundi ishte në Turqi bashkë me Jasiqin. “Rogova momentalisht është në pushim dhe ende nuk na është bashkuar”, shtoi Hoxha.
Ai konfirmoi bisedat me Behar Maliqin, të cilat deri të shtunën pasdite nuk kishin përfunduar. Kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe Rafet Mullallarin. /Arena/Telegrafi/