Site icon Telegrafi

Vëllaznimi do të vazhdojë në Ligën e Parë

Skuadra e Vëllaznimit, që përfundimisht mori vendim që të garojë në Ligën e Parë për shkak të kushteve të vështira, në një komunikatë për shtyp, tregoi se përkundër përpjekjeve, si dhe kërkesave të dështuara për sponsorizim të bëra nga anëtarët e Bordit, si dhe vullnetarëve të cilët së pari iu drejtuan Komunës së Gjakovës, e pastaj edhe subjekteve të tjera afariste, prapë se prapë të gjitha këto përpjekje dhe kërkesa hasën në vesh të shurdhër dhe Vëllaznimi nuk arriti t’i siguroj fondet e nevojshme për garim të suksesshëm në Superligën e Kosovës.

Kjo bëri që skuadra gjakovare të garoj në Ligën e Parë. Ndër të tjera thuhet se në mbledhjen e Bordit të Vëllaznimit u zotua se për hir të namit të klubit dhe simpatizuesve të shumtë të Vëllaznimit, do të punoj dhe do të vazhdojnë për gjetjen e mjeteve financiare për zhvillimin normal të garave në Ligën e Parë të Kosovës, dhe rikthim të suksesshëm në Superligë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version