Vëllaznimi dhe Trepça ’89 do të luajnë ndeshjen kryesore të këtij edicioni në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Skuadra gjakovare vije në këtë takim si ekipi i katërt i renditur në Ligën e Parë edicionin e kaluar.
Në anën tjetër mitrovicasit e Trepçës ’89 nuk arritën t’i shmangën barazhit dhe mbetën në pozitën e nëntë në Ipko Superligë.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat, pasi do të mësojnë fatin e tyre se ku do të luajnë edicionin e ardhshëm.
Gjakovarët kanë premtuar se do të udhëtojnë drejt Prishtinës me mijëra tifozë, ndërsa përkrahjen e madhe të tifozëve do ta kenë edhe Trepça ’89.
Kujtojmë që dy skuadrat u përballen këtë edicion në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, ku tutje kaloi Trepça ’89.
Minatorët kishin shënuar fitore të thellë 4-0 në Gjakovë, ndërsa në Riza Lushta dueli përfundoi pa fitues 1-1.
Në ndeshjen e parë në kuadër të barazhit që u zhvillua ditën e enjte, Gjilani shënoi fitore 1-0 ndaj Besës dhe gjilanasit do të jenë edhe për një edicion pjesë e Superligës. /Telegrafi/