Telegrafi

Vëllaznimi dhe Prishtina e Re luajnë për ngritje në Superligë

(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e premte) zhvillohet ndeshja e parë finale e ‘play-offit’ të Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re. Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30.

Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në ‘play-out’ me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.

Kuqezinjtë janë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.

Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje.

Po ashtu, në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë.