Kryetari i bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski dhe ai i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi dhe vëllazërimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të dy bashkiakët theksuan se do të forcohet bashkëpunimi i institucioneve kulturore, shkencore dhe arsimore, duke shtuar se Shkupi dhe Tirana do të shkëmbejnë përvoja dhe ekspertë në sferën e infrastrukturës komunale, bashkëpunimit, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtje të ambientit jetësor, mbrojtejs sociale, kulturës, sportit dhe në sferat tjera të cilat janë me rëndësi dhe interes për të dy qytetet.
Përndryshe, bashkëpunimi në mes të Shkupit dhe Tiranës daton në vitin 1996. Që nga ajo kohë e deri tani, janë realizuar disa vizita të dyanshme. Shkupi është vëllazëruar me gjithsej 19 qytete, ndërkaq ka vendosur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim me mbi 50 qytete të botës, duke filluar që nga viti 1961./Telegrafi/