Telegrafi

Vëllazëria Myslimane thotë se është miratuar Kushtetuta e re

Vëllazëria Myslimane thotë se më se 70 për qind të votuesve në rundin e dytë ishin në favor të Kushtetutës së Re.

Liderë nga Fronti për Shpëtim Kombëtar në opozitë kanë pranuar se, me gjasë, Kushtetua është miratuar në referendum, transmeton Rel.

Në rundin e parë, më 15 dhjetor, në favor të Kushtetutës së Re votuan afro 57 për qind.

Rezultatet zyrtare priten të shpallen pas disa ditëve.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se miratimi i Kushtetutës është esencial për tranzicionin e këtij vendi kah demokracia, por disa nga kundërshtarët e Morsit theksojnë se ky dokument nuk parasheh të drejta përkatëse për femra dhe minoritete. /Telegrafi/