Një incident i ka paraprirë protestës së organizuar nga familja e “El Chekës”. Sipas nënës së “El Chekes” sulmin e ka bërë Ismet Gurri, i cili ka sulmuar vëllaun e El Chekës. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj. Sipas dëshmitarëve, Ismet Gurri po ashtu ka grisur edhe fotografinë e vogëlushit Almir Aliu.
Menjëherë ka ndërhyrë policia, por protestuesit thonë se kanë dashur të arrestojnë vëllaun e El Chekës, Blerim Ametin, ndërkohë që kanë mbrojtur Ismet Gurrin.
Gjithçka ka ndodhur ndërkohë që ende nuk kanë pas mbërritur kamerat. Sipas protestuesve e gjitha ka qenë e planifikuar në bashkëpunim me disa policë./Shenja/