Telegrafi

Vëllanë e vogël në karrocë e shtynë poshtë shkallëve elektrike, prindërit e fëmijëve pritet të dënohen për moskujdes (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një qendre tregtare në qytetin rus Nyagan, kanë filmuar një ngjarje të pazakontë, një djalë të vogël duke e shtyrë vëllanë e tij më të vogël me karrocë poshtë shkallëve lëvizëse.

Si pasojë e rrëzimit të fuqishëm vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse një moment pakujdesie dhe shpërqendrimi i nënës së tyre për pak sa nuk i kushtoi me jetë vogëlushit, transmeton Telegrafi.

Videoja fillon kur vogëlushi në karrocë qëndron pranë vëllait të tij në afërsi të shkallëve elektrike, dhe në një moment ai e shtyn poshtë shkallëve me ç’rast rrokulliset dhe lëndon kokën.

Policia është duke analizuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, dhe nëse konstatohet që ata kanë neglizhuar rastin mund të dënohen për moskujdes. /Telegrafi/