Site icon Telegrafi

Vëllai i Tyson Furyt – Tommy e nokauton brutalisht kundërshtarit që kërkoi ndihmë urgjente nga stafi mjekësor

Tommy Fury po vazhdon rrugës së mbarë në boks, duke marrë edhe fitoren e tij të katërt, me nokautin brutal ndaj Genadij Krajevskij.

Vëllai i kampionit të boksit në peshat e rënda, Tysonit, me katër grushte e vuri në tokë kundërshtarin.

Krajevskij kërkoi ndihmë urgjent nga stafi i tij, pas katër goditjeve të marra në kokë nga Tommy.

Fury, që ishte pjesë e një shou televiziv ‘Love Island’, iu fut boksit, duke parë sukseset e vëllait të tij.

Tyson Fury është po ashtu si trajner i tij, në mënyrë që të arrij në majat e larta të sportit të rrezikshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version