Site icon Telegrafi

Vëllai i simbolit të rebelimit rinor: Che duhet të bie nga piedestal e t’i kthehet fytyra e njeriut! (Foto)

Ernesto Guevara dhe vëllai i tij i vogël Juan Martín (djathtas), në Havanë

Vëllai i Ernesto Che Guevaras ka thënë se vëllai i tij i ndjerë do të donte që të mbahej mendon për “fytyrën njerëzore”, për çka atë do të duhej “ta hiqnin nga piedestali i tij”!

Fotografia ikonike (e bërë nga Alberto Korda) që u shndërruar në mit: revolucionari i paharruar, Ernesto Che Guevara

Në kujtimet e shkruara 50 vjet pas vrasjes së liderit të gueriles marksiste, vëllai më i vogël, Juan Martin Guevara, thotë se Che “nisi gjithçka si një njeri i zakonshëm” dhe se “urrente të shndërrohej në idhull”!

Më 9 tetor 1967, heroi i Revolucionit Kuban u kap dhe ekzekutua nga forcat boliviane. Familja e tij mësoi lajmin nga faqet e para të gazetave. Atëherë ata vendosën të mos thonë asgjë, raporton Guardian, transmeton Telegrafi.

Ernesto Guevara dhe vëllai i tij i vogël Juan Martín (djathtas), në Havanë, pas Revolucionit Kuban

Në librin e tij, Juan Martin – i cili është 15 vjet më e ri se Che – e kujton vëllain e tij si njeri gjithmonë të përkushtuar për familjen, si një idealist dhe aventurier, por edhe si intelektual.

Në librin e tij Juan thotë se synon të thyejë mite e t’ia kthejë vëllait të tij fytyrën e njeriut!

“Ernesto ishte njeri. Kemi nevojë ta heqim nga piedestali… Ai do të urrente të shndërrohej në idhull… Është me rëndësi se nisi gjithçka si njeri normal, si i zakonshëm, por që u bë person i jashtëzakonshëm të cilin të tjerët mund ta imitojnë”, ka thënë ai, duke shtuar se Che e trajtonte atë si djalin e tij!

Che Guevara dhe vëllai i vogël e nënës së tij Juan.

“Ishte një ndryshim 15-vjeçar në moshë. E dëgjoja më shumë se ndonjë vëlla të së njëjtës moshë. Ishte si një baba! Ndoshta një zëvendësues i tij. Por, në të njëjtën kohë kemi bërë gjëra që vetëm vëllezërit i bëjnë. Kemi luajtur futboll, kënaqeshim”, thotë Juan. “Jam rritur në hijen e Ernestos. Kurrë nuk mund të iki nga kjo. Deri në vitin 1956 isha Juan Martin Guevara. Nga viti 1957 kam qenë vëllai i revolucionarit Ernesto Guevara, shokut të Fidel Castros dhe luftëtarit të patrembur. E pastaj i një legjende. Mungesa e tij më ka pikëlluar; vdekja e tij më ka shkatërruar”!

Juan Martinit iu deshëm 47 vite për të vizituar një klasë shkolle dhe fshatin e vogël La Higuera, në Bolivi, ku vëllai i tij ishte ekzekutuar. Vendi tash tërheq shumë turistë që blejnë suvenire me fytyrën e Che-së: nga posterët e deri te bluzat, sepse Che është simbol i rebelimit rinor.

Juan Martin Guevara

Juan Martin është i tronditur nga mënyra se si njerëzit e kanë idealizuar vëllain e tij, ndaj thotë se do të donte të ishte “një kanal për idealet dhe idetë e vëllait të tij”!

Tashmë 72-vjeçar, Juan Martin jeton në Buenos Aires. Për aktivitetet politike dhe lidhjet me Che-në, i kaloi më shumë se tetë vjet në burg gjatë juntës ushtarake në Argjentinë. Ai e themeloi shoqatën “Por las huellas del Che” (“Në gjurmët e Che-së”), që i dedikohet trashëgimisë së vëllait të tij të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version