Këngëtarja Shkurte Gashi nuk është e vetmja fytyrë publike në familjen e saj, kjo pasi i njohur për publikun është edhe kushëriri i saj Xhafer Gashi, i cili është kryetar i komunës së Obiliqit.
Dihet tashmë që angazhimi i madh i këngëtares nëpër dasma, koncerte apo edhe ahengje të ndryshme i kanë sjell asaj përfitime mjaft të mira materiale.
Por aspak keq nuk mbetet as kushëriri i saj, i cili lirshëm mund të thuhet se është ndër kryetarët më të pasur të komunave të Kosovës.
Dje (e premte) “Lëvizja Fol” ka publikuar një listë me gjashtë emrat e kryetarëve më të pasur të komunave të Kosovës, pesë prej të cilëve ishin milionerë.
I pari për pasuri renditet Agim Bahtiri me 7.9 milionë euro, i dyti Gazmend Muhaxheri me 2.4 milionë, pasuar nga Lutfi Haziri me 2 milionë, dhe i katërti i kësaj liste rangohet kushëriri i këngëtares, Xhafer Gashi, pasuria e të cilit mendohet se shkon deri në 1.9 milionë euro.
Mesa duket familja Gashi gëzojnë një pasuri të konsiderueshme sëbashku, gjersa këngëtarja asnjëherë nuk ka shprehur dëshirën të prononcohet rreth kësaj çështje. /Telegrafi/