Site icon Telegrafi

Vëllai i Schumacherit, Ralf njofton se është homoseksual – publikon foto me partnerin e tij

Ralf Schumacher, vëllai i kampionit të Formula 1 Michael Schumacher,  ka njoftuar në rrjetet sociale se është homoseksual duke bërë kështu të ditur lidhjen me partnerin e tij.

Schumacher, 49-vjeçar ndau një postim të çiltër në faqen e tij në Instagram, ku shihet duke qëndruar krah për krah me partnerin e tij në një varkë, shkruan The Sun.

“Gjëja më e bukur në jetë kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi Ralf në postimin e tij.

Foto: Ralf Schumacher / Instagram

Në anën tjetër, Carmen Geiss, aktorja gjermane dhe një mike e ngushtë e Schumacherit komentoi në postimin e këtij të fundit, duke zbuluar se partneri i tij quhej Etienne.

“Ju dua shumë të dy dyve. Etienne, ke partnerin më të mirë që mund ta imagjinoni”, shkroi aktorja.

“Pas dy vjetësh më në fund mund t’i tregoni botës dashurinë tuaj. Unë e njoh Ralfin për më shumë se 25 vjet dhe ai ka qenë gjithmonë i mirë me mua”. /Telegrafi/

Exit mobile version