Telegrafi

Vëllai i Romelu Lukakus në Serie A

Jordan Lukaku është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga vendlindja e tij Belgjika.

Mbrojtësi i majtë u largua nga Anderlechti dy vite më parë për t’iu bashkuar Oostendes dhe ka shkëlqyer aty.

21-vjeçari ishte pjesëmarrës edhe në Euro 2016 dhe tani kërkon largimin nga vendlindja për të luajtur në një kampionat më të fortë.

Lexo po ashtu Roma afër t’ia rrëmbejë objektivin Milanit

Është skuadra e Lazios që ka filluar bisedimet me të për një transferim të mundshëm në Serie A.

Bisedimet mes dy skuadrave janë duke shkuar mirë, ndërsa Lukaku shihet si një lojtarë i ardhshëm i Lazios.

Për ta blerë talentin belg, Lazio do të shpenzojë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/