Provokuesi i cili mbrëmë sulmoi dhe goditi një vajzë, është vëllai i redaktores së një televizioni kombëtar i cili i mbron politikat e qeverisë. Ai pa asnjë paralajmërim doli nga prapa Porta dhe disa herë e goditi vajzën, ndërsa ruajtësit e rendit e shpëtuan nga turma e zemëruar e cila u lëshua në sulm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sulmuesi është dërguar deri në QTQ për ta mbrojtur nga sulmi, por edhe për ta paraqitur në stacion policor./Telegrafi/