Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12:00 ka marrë informacionin se në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.
Telegrafi merr vesh se bëhet fjalë për Gani Thaçin, vëllanë e presidentit Hashim Thaçi dhe dy persona të tjerë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur.
Ndryshe, edhe në media është raportuar se Gani Thaçi dyshohet se ka sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.
Policia theksoi për Telegrafin se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore te cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e mëtejme hetimore. /Telegrafi/