Telegrafi

Vëllai i Pogbas shkakton skandal në Turqi – Skuadra duke humbur dhe rrezikuar rënien, ai del nga fusha por sulmohet nga bashkëlojtarët

Florentin Pogba që është vëllai i madh i Paul Pogabas, ndërsa luan në Turqi te Genclerbirligi.

Ai në ndeshjen e fundit kundër Antalyaspor ku skuadra e tij kishte kryer të gjitha zëvendësimet, mbrojtësi e lëshoi fushë.

Pogba pësoi një dëmtim në minutat e fundit të ndeshjes.

Futbollisti u nis drejt zhveshtores, gjë që nuk iu pëlqeu bashkëlojtarëve të tij.

Ata shkuan pas tij dhe e sulmuan për gjestin ku ai e kishte zhveshur edhe fanellën.

Pas një tollovie të madhe mes futbollistëve të Genclerbirligit dhe Florentin Pogbas, ky i fundit arriti që të futet brenda dhomave të zhveshjes.

Mediat turke raportojnë se francezi është sulmuar fizikisht nga ana e bashkëlojtarëve të tij edhe në dhomat e zhveshjes.

Është dashur vetëm ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat.

Genclerbirligi në fund pësoi disfatë 1-0, ku me këtë humbje është afër rënies.

Ata kanë 30 pikë, pesë më pak se Konyaspor. /Telegrafi/