Site icon Telegrafi

Vëllai i Pogbas paralajmëron se mesfushori do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United

Paul Pogba duket se megjithatë nuk do të qëndrojë te Manchester United.

Mesfushori francez në verën e kaluar ishte shumë afër të largohej nga Djajtë e Kuq, mirëpo situata ndryshoi nga fundi i vitit të kaluar.

Ole Gunnar Soslkjaer vazhdoi t’i ofronte më shumë dhe Pogba shfaqi cilësitë e tij të nivelit të lartë, por që ideja për largim nga ka ndryshuar.

Vëllai i francezit, Mathias Pogba ka thënë se nëse Manchester United dëshiron t’i marrë paratë nga shitja e tij, tani e ka momentin.

“E vetmja gjë që mund të them se nëse United i dëshiron paratë, ata duhet të shesin atë tani”, ka thënë ai.

“Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Nëse jo, ai do të largohet si i lirë”, ishte komenti i Mathias. /Telegrafi/

Exit mobile version