Site icon Telegrafi

Vëllai i Nezir Mehmetajt kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, thotë se prokurori serb po shpik dëshmitarë

Familja e Nezir Mehmetajt së cilit iu ngrit aktakuzë në Serbi për krime lufte, po kërkojnë që ndërkombëtarët të marrin në mbikëqyrje rastet e tilla.

Në Info Magazinën e Klan Kosovës, vëllau i Nezirit, Agron Mehmetaj, ka treguar që kjo dhe ka qenë kërkesë e takimit të cilin e patën së fundi me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

“Pritja qe shumë e mirë”.

“Ministri Selimi më tregoi rregullat shtetërore që i kemi., por unë kam pasur takime edhe më herët me disa ministra si psh me Glauk Konjufca, edhe ai mi ka dhënë disa fjalë”.

“Nga Ministri i Drejtësisë vetëm kërkova si shtetas i Kosovës, konkretisht kërkova nga shteti ynë që të bëjnë trysni tek ndërkombëtarët e të marrin në mbikëqyrje rastin e vëllait tonë dhe të bëhet transfer sa më i shpejt në Kosovë”.

Lexo po ashtu Rasti Mehmetaj - Selimi kërkon nga Apostolova të ndikojë në autoritetet serbe për lirimin e tij

“Sepse prej fillimit e kam parë që prokurori serb po tenton të bëjë montime me dëshmitarë”.

Ai thotë se të gjitha akuzat që i janë bërë drejt vëllait të tij, nuk qëndrojnë dhe shton se në Serbi lidhur me këto pretendime po shpikin dëshmitarë.

“Kanë marrë deklarata të fshehta”.

“Janë dukë shpikur dëshmitarë, janë duke i marrë në mënyra të fshehta. Janë duke ofruar edhe para, edhe iu kanë siguruar strehim në Serbi”.

Exit mobile version