Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është kanosur të hënën rreth orës 22:30.
Personi i cili dyshohet se ka kanosur kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sipas policisë së Kosovës është tashmë i arrestuari me inicialet F.B.
Ndërkaq Klan Kosova mëson se i dyshuari me inicialet F.B është vëllai i Kryetarit të Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazajt, Fitim Bazaj.