Site icon Telegrafi

Vëllai i mbretit të Arabisë Saudite është arrestuar me urdhrin e princit të kurorës, me dyshimin se ka kryer tradhti

Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohhamed bin Selman ka urdhëruar arrestimin e vëllait të mbretit, apo xhaxhait të tij, si dhe dy pjesëtarëve tjerë të familjes mbretërore.

Wall Street Journal raporton se princi Ahmed bin Abdulaziz al-Saud, vëlla i mbretit Salman dhe nipi i monarkut, princi Mohammed bin Nayef u akuzuan për tradhti, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ata janë marrë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit, nga një grup special i forcave të armatosura. Së bashku me xhaxhanë dhe të birin e tij, dyshohet se është arrestuar edhe i biri apo vëllai i vogël Nawaf.

Gjykata mbretërore saudite i ka akuzuar të dyshuarit, dikur pretendentë të mundshëm për fronin, për ‘komplot dhe organizimin e një grusht shteti për të larguar mbretin dhe princin e kurorës’, ndërsa nëse gjendet fajtorë mund të përballen me burgim të përjetshëm ose ekzekutim.

Një figurë dikur shumë e fuqishme si kreu i përpjekjeve kundër terrorizmit, Nayef ishte princ i kurorës deri në vitin 2017.

Në atë kohë, mbreti Salman vendosi që t’ia merrte këtë titull për t’ia dhënë të birit të tij, në mënyrë që ta bëj pasardhës për fron.

Arrestimet shënojnë goditjen e fundit nga princi Mohammed, i cili ka konsoliduar kontrollin e tij të pushtetit me burgimin e klerikëve dhe aktivistëve të shquar, si dhe princave dhe elitave të biznesit.

Lajmi për arrestimin e fundit, është përhapur më vonë, pasi Arabia Saudite urdhëroi ndalimin e ndjeshëm që ka të bëjë me mos lejimin e vizitave në vendet e shenjta, nga frika e përhapjes së coronavirusit në këtë shtet. /Telegrafi/

Exit mobile version