Vëllai i madh i Mariah Careyt ka treguar se ai nuk kontakton me motrën e tij të famshme dhe se të rejat për të i mëson nga mediat.
Morgan Carey ka theksuar për The Sun se arsyeja që i ka prishur raportet me divën e muzikës është për faktin se motra e tyre e madhe (një ish-prostitutë), Alison, po vuan nga AIDS-i, ndërsa Mariah ka refuzuar ta mbështesë dhe ta ndihmojë.
“Motra është duke na vdekur dhe ku është Mariah? Ajo është e bindur se është një person i shkëlqyer, por në fakt është një shtrigë e keqe. Është pa ndjenja. Besoj se më shumë para shpenzon për ushqimin e qenit, sesa do të shpenzonte për të siguruar që motra jonë të marrë kujdesin përkatës shëndetësor”, ka deklaruar Morgan, transmeton Telegrafi.
Njëherësh, ai ka treguar se këngëtarja e kishte injoruar edhe në të kaluarën, kur ishte përpjekur të kontaktonte me të.
Mariah nuk e ka vizituar asnjëherë në spital motrën e saj të sëmurë, madje edhe në momentin kur mjekët kishin pasur frikë se ajo mund të vdiste.
“Edhe Alison i ka telefonuar, por Mariah asnjëherë nuk e ka kontaktuar. Është situatë dëshpëruese”, ka thënë vëllai i Careyt. /Telegrafi/