Site icon Telegrafi

Vëllai i Madh po ju vëzhgon – suedezët po integrojnë çipa në duart e tyre, ky veprim po konsiderohet i frikshëm

Që nga fillimi i vitit 2018, shumë suedezë në duart e tyre po integrojnë çipa, duke i vendosur në hapësirën ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues. Ata këtë po e bëjnë për t’i zëvendësuar kartelat bankare, çelësat dhe gjërat tjera që mbajnë me vete.

Sipas medieve, përcjell Telegrafi, në qoftë se vitin e kaluar numri i tyre që e kanë integruar këtë pajisje ka qenë 100, ky numër tashmë dukshëm është në rritje.

Ekspertët thonë se askush nuk mund të garantojë që informacionet personale që gjinden në këto pajisje do të qëndrojnë konfidenciale. Po ashtu, disa prej tyre thonë se këta çipa së shpejti do të kenë edhe gjurmuesin e vendndodhjes (GPS).

Ata shtojnë se tashmë shumë kompani të mëdha do të fillojnë ta zbatojnë këtë, me qëllim që t’i gjurmojnë punëtorët e tyre, ku disa prej tyre tashme e ofrojnë falas këtë shërbim.

Skeptikët mendojnë se Vëllai i Madh po na vëzhgon dhe se ky veprim sipas tyre është i frikshëm!

Çfarë duhet të dini lidhur me këtë çip?

Ky çipi zëvendëson kartelat bankare, ku ju mund të paguani vetëm duke e afruar dorën e tuaj në terminalin e pagesës. Pajisja është e vogël sa një kokërr orizi. Po ashtu, ky çip është pasiv i cili nuk ka informacione të tjera përveç atyre që janë të programuara aty.

Ndoshta, pesë vjet më vonë, dikush do ta lexojë këtë artikull do të qeshë me pikëpamjen konservatore, por pjesa etike e kësaj pajisje ende i shqetëson disa njerëz. Por, cili është mendimi juaj, a dëshironi ta vendosni këtë çip? /Telegrafi/

Exit mobile version