Lalita Benbasin nga India e kishte sulmuar vëllai duke i hedhur acid në fytyrë, ku si rezultat i këtij veprimi të tmerrshëm i kishin mbetur shenja të tmerrshme në fytyrë.
Sot, kjo 26-vjeçare ka ndryshuar plotësisht dhe ka arritur të gjej mashkullin e ëndrrave me të cilin është martuar, edhe përkundër shumë sfidave që i kishte pasur që nga viti 2012, transmeton Telegrafi.
Dy muaj më parë Lalita kishte shtypur gabimisht një numër në telefon dhe kishte përfunduar duke biseduar me një të ri të panjohur Rahulo Kumaro, me të cilin tani është e martuar.
Pas bisedës së parë telefonike dyshja ishin pajtuar që të vazhdojnë të flasin, dhe brenda pak ditëve u bënë shokë të mirë.
“Kam menduar që kurrë nuk do të martohem, por ja që shtypa gabimisht një numër dhe gjithçka ndryshoi në jetën time. Rahul dinte gjithçka për mua, për shenjat në fytyrë dhe sulmin që më kishte ndodhur, dhe për asnjë moment nuk kishte hequr dorë nga ideja që të martohet me mua”, ka deklaruar Lalita.
Rrëfimi i vajzës së re e cila i është nënshtruar 17 operacioneve pas sulmit me acid që i kishte shkatërruar fytyrën, kishte prekur edhe shumë yje të Bollyëood-it, të cilët kishin mbledhura të holla që ta ndihmojnë në realizimin e një martese si në përralla. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1SHL7EZmsVw