Site icon Telegrafi

Vëllai i shoferit të vrasësit të Almirit: Mediat nuk e kanë shkruar të vërtetën!

Me një reagim në Facebook vëllai i shoferit “Mercedes”, i dyshuar për vrasjen e Almir Aliu nga Kumanova ka shpjeguar se nuk kishte ndërmend për të goditur familjen Aliu, dhe se ka ikur nga një grup shqiptarësh të cilët e kishin ndjekur me thika, shkopinj gome dhe gjësende tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Na sulmua në mënyrë të pakuptimtë… Hynëm në makinën tonë sepse na ndjekën me vrap 3-4 shqiptarë, thyen xhamin tonë të parparmë të makinës(menjëherë e thirrëm në telefon policinë),ikëm, por përfunduam në një qorrsokak. Vazhduan të na ndjekin rreth 20 shqiptarë me thika, boks prej hekuri dhe gjësende. Vëllai im për të ikur, goditëm në mur, për fat të keq ka pasur një fëmijë që nuk arritëm të shohim asgjë, sepse xhami ishte thyer dhe ne ishim në panik. Unë nuk e di se çfarë sulmon njerëz në mënyrë që të godit/vrasë para fëmijut për shkaqe banale për një numër rendi në spital dhe se kjo çon në rrezik. Dhe nëse ata me të vërtetë janë viktimat? Unë kam 5 prerje me thikë, disa herë i goditur me sende të forta në kokë dhe në trup. Me të vërtetë është shumë e trishtuar për fëmijën dhe na vjen keq, por si do të reagojë për veten në këtë situatë të rrezikshme për jetën dhe jetën e familjes suaj? Në të gjitha mediat shkruhet si ne kemi pritur për t’i shkelur, askush nuk ka shkruar të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur”, shkruan në Facebook.

Aktualisht, pesë persona kanë pranuar kallëzime penale për pjesëmarrje në incident. /Telegrafi/

Exit mobile version