Site icon Telegrafi

Vëllai i Madonnas, i pastrehë

Anthony Ciccone jeton në rrugë qe tre vjet, ndërsa thotë se motrës së tij nuk i intereson nëse ai është gjallë ose i vdekur.

Siç transmeton Daily Mail, për dallim nga këngëtarja, anëtarët tjerë të familjes janë mjaft të shqetësuar për të, por nuk mund t’i ndihmojnë.

Problemet me alkoolin kanë bërë që ai të përfundonte një muaj në burg, pastaj e ka humbur punën dhe ka përfunduar në rrugë.

Babai i tij, Tony, e viziton kohë pas kohe dhe i dërgon ushqim. Në të kaluarën Madonna ka paguar disa herë terapitë që vëllai i saj ta lë alkoolin, mirëpo të gjitha kanë rezultuar të pasuksesshme. Ndërsa këto ditë, ai përpiqet t’u mbijetojë temperaturave të ftohta në Michigan. /Telegrafi/

Exit mobile version