Telegrafi

Vëllai i luanit të vrarë kujdeset për këlyshët jetimë

Luani Cecil u vra nga dentisti amerikan, Walter Palmer më herët gjatë këtij muaji, duke ngjalluar reagime të ashpra nëpër botë.

Pas vrasjes së tij, kishte frikë se këlyshët e tij mund të vriteshin nga luani pasardhës i hierarkisë, Jericho, për t’ia mundësuar atij që të kujdesej më lehtë për këlyshët e tij, transmeton Koha.net.

Por një ekip nga Universiteti i Oxfordit, të cilët kanë monitoruar Cecilin para dhe pas vrasjes, kanë thënë se vëllai i tij është duke u kujdesur për këlyshët jetimë.

“Ligji natyror në shoqërinë e luanëve është se kur vdes një mashkull dhe koalicioni i tij dobësohet, meshkujt e ri vrasin pasardhësit e tij”, ka thënë hulumtuesi David Macdonald.

“Kjo nuk mund të ndodhë pasi vëllai i Cecilit ende është duke e mbajtur fronin dhe po kujdesët për këlyshët e vëllait të vdekur”. /Telegrafi/