E ardhmja e Eden Hazard është një nga temat kryesore që Real Madridi duhet të trajtojë në afatin kalimtar të verës.
Vëllai i Hazard, Kylian ka deklaruar se sulmuesi nuk ka ndërmend të largohet nga klubi dhe se në vend të kësaj ai dëshiron të provojë veten.
“Eden nuk do të largohet nga Real Madridi derisa të tregojë se është më i fortë atje”, deklaroi ai për RTL.
“Ai e ka treguar këtë në të gjitha klubet për të cilat ka luajtur dhe për mendimin tim nuk dëshiron të largohet. Nuk besoj se do të largohet”.
Megjithatë, ai vazhdoi të zbulojë kushtin e vetëm që do ta bënte vëllain e tij të largohej nga klubi në verë.
“Nëse presidenti (Florentino Perez) dëshiron që ai të largohet, nëse ai e di se nuk është më e mundur të luajë, atëherë nuk mendoj se ai do të qëndrojë”, shtoi më tej Kylian Hazard.
“Por, unë mund t’ju siguroj një gjë. Ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për të treguar se është lojtari më i mirë i Real Madridit”.
Hazard lidhet me një rikthim në Ligën Premier, kur Arsenali është i interesuar, por që nuk mungojnë ofertat as nga ligat e tjera. /Telegrafi/