Telegrafi

Vëllai i Elon Musk thotë se ai u ndje i pafuqishëm kur Elon u rrah në shkollë kur ishte fëmijë

Vëllai i Elon Musk, Kimbal Musk, u ndje i pashpresë kur Elon u rrah “rëndë” në shkollë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kimbal Musk tregoi përvojën e tij kur u rrit me vëllain e tij më të madh në Afrikën e Jugut, një vend që ai e përshkroi si “shumë të dhunshëm” në atë kohë.

“Ai padyshim i kishte mërzitur ata në një formë, por asgjë që do të justifikonte rrahjen e dikujt, gjë që ata po përpiqeshin të bënin”, ka thënë Kimbal Musk.

Ai shtoi: “Nuk mund të bëja asgjë”.

Në një incident të veçantë, Kimbal dhe Elon Musk ishin në një tren, dhe një burrë përpara tyre u godit me thikë në kokë dhe vdiq “aty”, tha ai, ndërsa të gjithë u përpoqën të dilnin jashtë.

Elon Musk ka folur më parë për përvojat e tij të fëmijërisë, ku përshkroi ndjekjet nga bandat në shkollë.

Sipas The Times, nëna e tyre, Maye Musk, një dietologe dhe modele profesioniste, u dhunua fizikisht dhe emocionalisht nga bashkëshorti i saj, Errol Musk, i cili shpesh qortonte dhe abuzonte verbalisht dy djemtë. /Telegrafi/