Vëllai Dr.Florit, Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij, janë bërë prindër për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë gruaja e tij, Eneida Zalli, përmes rrjeteve sociale duke publikuar edhe një fotografi me foshnjën.
“Ai do të më thërrasë mami! Foshnja Floran Kondi, 14 maj 2016”, ka shkruar ajo në Instagram.
Emri i vërtetë i Dr.Florit ka qenë Floran Kondi, prandaj familja ka vendosur t’ia përtërijë atij emrin pas vdekjes. /Telegrafi/