Telegrafi

Vëllai dhe motra ishin duke ngrënë mëngjesin kur dëgjuan shpërthimin e parë – ata arritën të iknin, por shpërthimi i dytë ishte fatal (Foto)

Daniel Linsey, 19 vjeç, si dhe motra e tij Amelie, 15 vjeçe, ishin në hotelin Shangri-La në Colombo, kur një bombardues vetëvrasës shpërtheu pajisjen e tij.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ka qenë vëllai i dy viktimave britanike të masakrës së Sri Lankës ai që ka treguar se si ata ikën nga një shpërthim fillestar vetëm për t’u vrarë nga një shpërthim i dytë.

Lexo po ashtu Pak çaste para masakrës në Shri Lankë, kamerat e sigurisë filmojnë kamikazin duke u futur në kishë (Video)

Kjo pasi që, Daniel Linsey, 19 vjeç dhe motra Amelie, 15 vjeçe, ishin në hotelin Shangri-La në Colombo me babain Matthew, kur një bombardues vetëvrasës shpërthye pajisjen e tij.

Vëllai i madh, David, 21 vjeç, tha: “Ata ishin në një restorant duke ngrënë mëngjesin në katin e tretë kur ishte shpërthimi i parë. Ata u përpoqën të iknin dhe të largoheshin nga hoteli. Pastaj pati një shpërthim të dytë. Vëllai im dhe motra ishin përpara dhe babai rreth një metër prapa. Kur ndodhi shpërthimi i dytë, i përfshiu edhe ata”.

Lexo po ashtu ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në Shri Lanka

Të dy u vranë, ndërsa babai i tyre Matthew, 61 vjeç, mbijetoi mrekullisht, duke vuajtur lëndime në fytyrën e tij.

Ai ishte kthyer në shtëpi në Kensington, në perëndim të Londrës, të hënën.

David tha se familja ishte në ditën e fundit të një shëtitje tre javore.

Sipas TheSun, fanatikë islamikë kanë shpërthyer tetë bomba në hotele dhe kisha, duke vrarë të paktën 291 dhe duke plagosur më shumë se 500 persona. /Telegrafi/