Vëllai dhe agjenti i sulmuesit të Chelseat, Antonio Conte, ka thyer heshtje në lidhje me emërimin e italianit si trajneri i Real Madridit.
Është folur shumë se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka qenë në kontakt me agjentin Federico Pastorello rreth zëvendësimit të Julen Lopetegui me Conten.
U shkua edhe më larg duke u raportuar edhe rreth kushteve që trajneri italian i do për tu emëruar trajner i Mbretërve.
Sipas mediave, Perez thuhet të jetë informuar se Conte do të shkojë në Madrid për një pagë me vlerë 10 milionë euro në vit.
Megjithatë, Daniele Conte, vëllai dhe agjenti i ish-trajnerit të Chelseat i ka mohuar këto raportime duke theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedim.
“Antonio është në pushime dhe ai nuk ka marrë asnjë thirrje nga Real Madridi”, ka thënë fillimisht Daniele për Cadena SER.
“Real Madridi është një klub shumë i madh, por nuk ka pasur asnjë kontakt”, përfundoi vëllai i Contes.
Ndryshe, për stolin e Real Madridit është përfolur edhe Santiago Solari, Guti dhe Jose Mourinho. /Telegrafi/