Telegrafi

Vëllai i Cozman çmend në gjuajtjet me armë, qind për qindë i saktë! (Video)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, mund të jetë i zënë me projektet e reja, por vëllai i tij është i zënë me krejt diçka tjetër.

Asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është krenar me vëllain e tij.

Ymeri ishte afër Cozmanit në përleshjen me Noizyn, por nuk u përfshi në incident! Foto: Telegrafi

Cozman gjithmonë ndihet krenar me vëllain e tij Ymerin, i cili është larg botës së shoubizit, por shumë i njohur së fundmi, sidomos pas përleshjes me reperin Noizy.

Skena ku ndodhi përleshja mes Noizyt dhe Cozman. Foto: Google Images

I pranishëm në skenën ku ndodhi ngjarja, por jo i përfshirë në ngjarjen me Noizyn, vëllai i Cozmanit me regjistrimet e fundit tregon se ngjarja mund të kishte përfunduar më keq po që se do të ishte përfshirë edhe ai.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth përleshjes së Noizyt dhe Cozman në Prishtinë (Foto/Video)

Në një video të publikuar në Instagram, vëllai i Cozyt shihet se si i qëllon të gjitha gjuajtet me saktësinë më të lartë të mundshme në një nga shtigjet e njohura në kryqyetet për çitje, shkruan Telegrafi.

Ymeri vazhdon me sukses punën prej instruktori të sigurisë, teksa Cozman vazhdon punën në projekte të reja.

Lexo po ashtu Shikoni si i përdor armët vëllai i Cozmanit, i përfshirë në përleshjen me Noizyn (Video)

Së fundmi Cozman ishte i involvuar në një përleshje me Noizyn, ngjarje e cila përfundoi me plagosjen e reperit nga Shqipëria dhe shokut të tij Varrosit.

Cozman ishte 48 orë në paraburgim pas përleshjes me Noizyn. Foto: Telegrafi

Ngjarja tashmë duket se është e tejkaluar me të dyja palët që nuk kanë vazhduar të meren me këtë ndodhi. /Telegrafi/