Hip hop ylli i Babastars, Cozman, mund të jetë i zënë me projektet e reja, por vëllai i tij është i zënë me krejt diçka tjetër.
Asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është krenar me vëllain e tij.
Cozman gjithmonë ndihet krenar me vëllain e tij Ymerin, i cili është larg botës së shoubizit, por shumë i njohur së fundmi, sidomos pas përleshjes me reperin Noizy.
I pranishëm në skenën ku ndodhi ngjarja, por jo i përfshirë në ngjarjen me Noizyn, vëllai i Cozmanit me regjistrimet e fundit tregon se ngjarja mund të kishte përfunduar më keq po që se do të ishte përfshirë edhe ai.
Në një video të publikuar në Instagram, vëllai i Cozyt shihet se si i qëllon të gjitha gjuajtet me saktësinë më të lartë të mundshme në një nga shtigjet e njohura në kryqyetet për çitje, shkruan Telegrafi.
Ymeri vazhdon me sukses punën prej instruktori të sigurisë, teksa Cozman vazhdon punën në projekte të reja.
Së fundmi Cozman ishte i involvuar në një përleshje me Noizyn, ngjarje e cila përfundoi me plagosjen e reperit nga Shqipëria dhe shokut të tij Varrosit.
Ngjarja tashmë duket se është e tejkaluar me të dyja palët që nuk kanë vazhduar të meren me këtë ndodhi. /Telegrafi/